Aktualitet

Ministrja Ekonomi: Produktet shqiptare shkojnë sot në 75 vende të botës

Ministrja Ekonomi: Produktet shqiptare shkojnë sot në 75 vende të

Në konferencën e sotme me “Ekonominë në fokus”, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi deklaroi se prodhimi bujqësor është rritur me 17.6 % dhe përveç prodhimit janë rritur edhe eksportet.

Siç deklaroi Ekonomi raporti mes eksporteve dhe importeve ka ardhur duke u permirësuar dhe se produktet shqiptare shkojnë sot në 75 vede të botës, jo vetëm në BE, por Kinë apo Hong Kong.

“Bujqësia është një ndër sektorët më të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Prodhimi bujqësor është rritur me 17.6 %. Përveçse kemi prodhuar edhe kemi eksportuar fort. Vëmë re se raporti mes eksporteve dhe importeve ka ardhur duke u përmirësuar dhe produktet shqiptare shkojnë sot në 75 vende të botës, jo vetëm në BE, por edhe në Kinë apo Hong Kong.

Produktet e peshkut po ashtu kanë arritur rekorde në eksport duke kapur shifrën 100 milionë euro. Këto rritje nuk erdhën si rezultat i motit, por edhe investimeve të zgjuarara në bujqësi.

Për sa i takon investimeve të klasës së fermerëve për investime në tokën arë për ta bërë atë të ujitshme, sipërfaqa e saj ka shkuar në 230.000 ha.

Incentivat më të rëndësishme janë bërë në pesticide, fara, heqja e TVSH për makinat bujqësore etj. Një lajm tjetër i rëndësishëm është që sëbashku me BE ka filluar vendosja e blu box për anijet e peshkimit.

Këtë vit do të vijojmë me mbështetjen me naftë në mënyrë që prodhimi të rritet dhe eksportet të rriten gjithashtu”, tha Ekonomi.