Aktualitet

Ministrja Gjonaj kërkesë Kuvendit për të ndryshuar një nen në Kodin Zgjedhor: Pengon krijimin e Gjykatës së Lartë

Ministrja Gjonaj kërkesë Kuvendit për të ndryshuar një

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka kërkuar që të bëhet një ndryshim në nenin 149 të Kodit Zgjedhor. Kërkesa i është dërguar Kuvendit, pasi sipas ministres me parashikimin e kufizimeve të gjyqtarëve të kolegjit zgjedhor, pengohet procesi për ngritjen e Gjykatës së Lartë.

Në letrën dërguar Kuvendit ajo shkruan se, nenet e Kodit për Kolegjin Zgjedhor janë kundër frymës së Reformës në Drejtësi

Ministria e Drejtësisë kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor te pikat e Kolegjit Zgjedhor për të mos kufizuar anëtarët e kolegjit për t'u promovuar apo lëvizur në rastet e organizimit  të gjykatave.

Ajo kërkon gjithashtu ndryshimin e dispozitës për mos marrjen nën përgjegjësi disiplinore gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor për vendimmarrje të tjera.

Sipas kërkesës drejtuar Kuvendit, Kodi Zgjedhor i ndalon anëtaret e kolegjit të marrin detyra të tjera për 4 vite, ndërkohë anëtarët e kolegjit nuk shkojnë dot në Gjykatën e Lartë ku kanë aplikuar.