Aktualitet

Ministrja Gjonaj sqaron si do të përzgjidhen të dënuarit që do të lirohen përkohësisht

Ministrja Gjonaj sqaron si do të përzgjidhen të dënuarit

Rreth 600 të dënuar do të përfitojnë nga lirimi i përkohshëm për 3 muaj, për shkak të koronavirusit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, sqaroi se ata duhet të plotësojnë 3 formularë dhe do të analizohet rrezikshmëria e tyre, ndërsa një komision i posaçëm do të shqyrtojë dokumentet e të dënuarve.

Sqarimi i ministres Gjonaj në mbledhjen online të kryeministrit Rama:

Drejtori i burgjeve ka nxjerrë udhëzimet për ngritjen e komisioneve që do të shqyrtojnë dokumentet e të dënuarve. Komisioni i çdo IEVP do të jetë i pari që do të shqyrtojë kërkesën dhe dok e kërkuar nga legjislacioni. Janë miratuar 3 formularët, një që plotësohet nga i dënuarit dhe i dyti është deklarata e përgjegjësisë që firmos i dënuari që do të dalë dhe formulari i tretë, është ai që jep çdo familjar duke dhënë pëlqimin që personi i dënuar të rrijë në shtëpi.

Të gjitha IEVP kanë komunikuar me prokuroritë e rretheve dhe policitë për të marrë informacionin e nevojshëm për kriteret ndaluese që përmban akti normativ, nëse kanë rrezikshmërinë për ambientit ku do të jetojnë. Shërbimi i Brendshëm i Kontrollit të Burgjeve i përfshirë në këtë proces për masat që mund të kenë marrë të dënuarit. I gjithë procesi është i rregulluar nëpërmjet akteve. Është ngritur dhe komisioni i posaçëm i ankimeve që do të marrë në shqyrtim çdo vendimmarrje nëse ka ankesa nga persona që nuk iu është miratuar leja.

Numri total i cili është nxjerrë deri tani është 600 por nuk do të thotë se ky është numri final, pasi mund të ulet nëse ata nuk përmbushin kriteret.