Aktualitet

Ministrja Manastirliu ka një mesazh për të rinjtë që kanë shumë kontakte me njëri-tjetrin

Ministrja Manastirliu ka një mesazh për të rinjtë që

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha dy ditë më parë se tek Infektivi ka të rinj të infektuar me simptoma të rënda.  

Sot ministrja e vë theksin tek neglizhenca e të rinjve dhe përgjegjësia e tyre ndaj masave të vendosura dhe distancimit social.

Postimi i plotë:

Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe. Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!

Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e koronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!”, shkruan ministrja.

Ndaj ajo apelon:

Vendose maskën

Ruaj distancën

Laj shpesh duart

#RuajVeten #RuajTëTjerët.