Aktualitet

Ministrja Manastirliu reagon për vdekjen e mjekut me Covid

Ministrja Manastirliu reagon për vdekjen e mjekut me Covid

Një mjek i infektuar me Covid-19 është viktima e parë në radhët e bluzave të bardha në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë, Arjan Pushi. Lidhur me lajmin e hidhur reagon edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në Facebook: 

"Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.

Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.

Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm. U prehsh në paqe Profesor Pushi!

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!".

Lexo më shumë: