Aktualitet

Ministrja Balluku iu përgjigjet punonjësve në grevë të Aeroportit: Shteti nuk ndërhyn tek AlbControl. Pagat para pandemisë shkonin mbi 4 milionë

Ministrja Balluku iu përgjigjet punonjësve në grevë të

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në konferencë për shtyp ka sqaruar përplasjen që ka ndodhur me kontrolluesit e AlbControl, të cilët kanë bllokuar punën në Rinas. Ministrja ka thënë se shteti nuk ndërhyn në pagat e tyre, pasi nuk është në varësi të shtetit. Por ajo sqaroi se pandemia ka ulur ndjeshëm trafikun ajror duke ulur rrogën e tyre gati në gjysmë:

"Pra kontrollorët e trafikut ajror deri në 2019-ën kanë pasur paga edhe në shifrën e 4 milionë e 440 mijë lekë, shifra që nuk janë shumë normale dhe kam që dje që flas me gazetarët, që janë të habitur që ekzistojnë këto paga, por nuk janë në varësi të buxhetit të shtetit. Pra këto paga kanë marrë shembull disa nga punonjësit, sot janë në nivelin 2 milionë e 449 lekë. Ose 2490 dollarë", thotë ndër të tjera Balluku.

Fjala e plotë:

"Nga kushtet e pandemisë një nga sektorët më të prekur është aviacioni, i cili është goditur për shkak të mbylljeve ajrore, si në Europë ashtu dhe në vende të tjera. Duke u përballur me këtë lloj problematike, Këshilli Mbikëqyrës i AlbControl ka rishikuar pagat, është një kompani që punon me instrumentin e fitimit zero, kjo do të thotë se paratë që vijnë nga AlbControl nuk vijnë nga buxheti i shtetit. AlbControl deklaron një herë gjatë vitit se sa të ardhura i duhen gjatë vitit për të operuar, qofshin kosto operative, energjia elektrike etj. Investime duke filluar nga marsi i vitit të kaluar nuk ka pasur, sepse nuk ka pasur financa, kostot operative janë ulur pasi kompanitë ajrore nuk kanë fluturar. Për të qenë e saktë dhe e qartë, paratë që vijnë nga trafiku ajror vijnë sipas sasisë së operimeve të kryera. Në 2019,-ën kanë elaboruar, operuar në total me 216 mijë avionë. Ndërkohë që gjatë vitit 2020 dhe në fillim të këtij viti, kanë operuar vetëm me 102 mijë avionë. Trafiku në totalin e tij ka rënë me rreth 57 % në vitin 2020-ën ndërkohë që edhe në Janar, Shkurt, Mars trafiku ka qenë sërish minus 57 %. Pra operatorët e navigimit ajror, kontrollorët e trafikut përpunojnë sot që flasim prej 14 muajsh 43 % të trafikut normal, që për herë të fundit ka qenë në Shqipëri dhe në gjithë botën deri në mars të 2020-ës.

Duke pasur parasysh që shteti nuk ka involvim financiar mbi AlbControl, nuk merr të ardhura nga AlbControl dhe nuk i ka dhënë kurrë asnjë qindarkë. Sipas rregullave shtetet nuk kanë lidhje kontakt financiar me navigimin ajror. Pra kontrollorët e trafikut ajror deri në 2019-ën kanë pasur paga edhe në shifrën e 4 milionë e 440 mijë lekë, shifra që nuk janë shumë normale dhe kam që dje që flas me gazetarët, që janë të habitur që ekzistojnë këto paga, por nuk janë në varësi të buxhetit të shtetit. Pra këto paga kanë marrë shembull disa nga punonjësit, sot janë në nivelin 2 milionë e 449 lekë. Ose 2490 dollarë. Për shkak të kësaj ulje kemi pasur në vazhdueshmëri presion nga kontrollorët e trafikut që kërkonin kthimin e pagës në gjendje të mëparshme, pra shfuqizimin e këshillit mbikëqyrës dhe vendosjen edhe njëherë të pagës së mëparshme, por kompania është në pamundësi financiare. Kjo kompani merr para nga kompanitë ajrore të pëfaqësuara nga Ajata apo organizma të tjerë, vetëm për trafikun që përpunohet.

Herë pas herë në të gjitha uljet në tryezë që janë bërë mes kontrollorëve dhe drejtuesve të kompanisë, kontrollorët kanë thënë se nuk u intereson ky problem, ata duan të kenë paratë që janë mësuar të kenë, është niveli i jetesës që ata kanë, thonë se nëse nuk kanë 4 mijë dollarë nuk mund të bëjnë jetën që duan. Duket si batutë, por këtë arsye e gjeta në dosje.

Në dokumenta thuhet se nuk mund të bllokohet aktiviteti për rastet jetike”.