Aktualitet

Ministrja Xhaçka reagon me padi për shpifje ndaj akuzave të PD për helikopterët

Ministrja Xhaçka reagon me padi për shpifje ndaj akuzave të PD

Pas akuzave nga PD se ka përdorur helikopterët e FA-së për fushatë, me 22 fluturime në Dibër, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka  ka reaguar për herë të parë- me padi ndaj PD-së dhe përfaqësuesve të saj.

Ministrja akuzon PD-në se ka shpifur. Ka qenë ish deputetja Albana Vokshi e cila ka denoncuar përdorimin e helikopterëve nga Xhaçka për fushatë zgjedhore, por këto pretendime janë hedhur poshtë përmes reagimeve zyrtare nga FA. Sipas Forcave Ajrore Shqiptare drejt Dibrës është udhëtuar vetëm 9 herë për qëllime stërvitore.

Ministrja Xhaçka reagon me padi për shpifje ndaj akuzave të PD

Ndërkohë që opozita paditet nga ministrja Xhaçka, ku dokumenti ende nuk është bërë publik, ish deputetja Vokshi vijon me akuzat në ekran ku thotë se të gjitha udhëtimet janë të dokumentuara: Duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Një udhëtim me helikopter kushton 10 mijë euro.Çështja duhet hetuar, Nuk është dhënë asnjë sqarim për opinionin publik. Duhet një reagim nga prokuroria.