Aktualitet

Miratohet Kodi i ri Rrugor: Masa më të ashpra për shkelësit, rifillon kolaudimi

Miratohet Kodi i ri Rrugor: Masa më të ashpra për shkelësit,

Kuvendi miratoi sot Kodi i ri Rrugor, me rregulla më të ashpra si një mënyrë për të ulur numrin e aksidenteve. Masat parashikohen të ashpra si për drejtuesit e makinave, po ashtu edhe për kalimtarët.

Nga seanca, Vasilika Hysi tha se masat fokusohen tek ndëshikimet ndaj atyre që i japin makinës e ndërkohë përdorin telefonin, apo në rastet kur shoferët drejtojnë makinën në efekt të alkoolit:

“Parandalimi më efikas i aksidenteve rrugore dhe përshtatja e ligjit me përmirësimet e sistemeve të brendshme ose kalimit në shërbimet online që ju ofrohen qytetarëve. Me ndryshimet që miratohen sot në kodin rrugor ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për përdorimin e alkoolit, për përdorimin e celularit ose në rast se ju kryeni shkelje të përsëritura”.

Gjithashtu me Kodin e ri, i hapet rruga edhe rifillimit të procesit të kolaudimit i bllokuar që prej muajit janar 2021.

Me hyrjen në fuqi të projektligjit, kontrolli për mjetet e përdorura do kryhet një herë në 2 vite dhe për mjetet e reja që hyjnë për herë të parë në vend kolaudimi do të kryhet pas 3 vitesh.

Lidhur me mjetet si taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë vetëm 1 herë në vit.

*Tiranapost.al.