Mes tymit dhe flakës të ndezur nga opozita, është miratuar në parim buxheti i vitit 2024.
Seanca zgjati vetëm 5 minuta dhe projektbuxheti u miratua me 83 vota pro.
Pas përfundimit të votimit, Bledi Çuçi në fjalën e tij mes mediat u shpreh se ky është buxheti më i madh i 32 viteve të fundit.
"E vetmja e re është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e 32 viteve. Janë 7 miliardë euro që është dyfishi i buxhetit të 2013. Sot që ata duhet të flisnin, pamë të njëjtin skenar. E vetmja gjë që duhet t’i mbetet në mendje çdo shqiptari është buxheti që sapo miratuam 400 milionë euro plus për rritjen e paga”, tha Çuçi.