Aktualitet

Miratohet rregulli i ri. Identifikimi në Zgjedhjet e 25 prillit do jetë biometrik

Miratohet rregulli i ri. Identifikimi në Zgjedhjet e 25 prillit do

Në zgjedhjet e 25 prillit do të aplikohet për herë të parë identifikimi i votuesve nëpërmjet teknologjisë.

KSHZ (Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve) e mori vendimin në unanimitet.

Në njoftimin e KSHZ thuhet se ”Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në çdo qendër votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Këshilli i Ministrave duhet të dorëzojë fondet brenda datës 19 nëntor për zbatimin e projektit.