Aktualitet

'Mirditorët të vrasin natën dhe të qajnë ditën'! Gazetarja Klodiana Lala kërkon ndjesë për shprehjen që përdori në debatin me ministrin Lleshaj

'Mirditorët të vrasin natën dhe të qajnë

Një debat mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Klodiana Lalës, në emisionin 'Opinion' ka precipituar në një fyerje për mirditorët, të cilët u revoltuan nga shprehja krahinore e përdorur për ta nga gazetarja. Ndërsa Lala kërkonte që ministri të tregonte emra të peshqve të mëdhenj që kanë përfunduar në ‘rrjetën’ e OFL-së, Lleshaj iu përgjigj duke cituar një nga vargjet e Migjenit.

Ministri tha: “Migjeni ka nja dy vargje të bukura, ku thotë “oj grua që u ndeshëm në ditën e fatkobit tonë...”. Pas kësaj Lala iu përgjigj: “Mos të fillojmë me shprehje veriore tani, se ne nga Dibra themi “Mirditorët të vrasin natën dhe të qajnë ditën”.

Ndërsa kërkon ndjesë publike me një status në rrjetet sociale, Lala e justifikon atë moment duke shkruar se e tha pasi ishte keqkuptuar nga fjalët e Lleshajt.

Postimi i Klodiana Lalës:

'Mirditorët të vrasin natën dhe të qajnë