Aktualitet

Mister në Greqi: Adoleshentja shqiptare gjendet e pajetë me shenja dhune në trup dhe fytyrë

Mister në Greqi: Adoleshentja shqiptare gjendet e pajetë me shenja

Një 16-vjeçare shqiptare u gjet e pajetë në pyllin e oborrit të Kishës Profiti Ilia, në Greqi.

Nga vëzhgimi i parë i trupit të pajetë viktimës të identifikuar me inicialet M.H., kishte shenja të shumta goditjeje edhe në fytyrë.

Policia deklaroi se dyshohet për një akt kriminal, ndërsa fjalën e fundit pritet ta thotë autopsia.

Trupi i pajetë i 16-vjeçare shqiptare u gjet sot nga punëtorët e pastrimit të Bashkisë në oborrin e kishës.