Aktualitet

Misteri i zhdukjes së biznesmenit: Ekspertët italianë shkojnë në Pukë për hetime

Misteri i zhdukjes së biznesmenit: Ekspertët italianë

Ekspertë të policisë italianë kanë shkuar sot në Pukë, për të hetuar dhe për të ndihmuar autoritetet shqiptare në zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli. Ekspertët mësohet të jenë shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, dhe kanë shkuar pranë vendit ku u gjet makina e djegur që biznesmeni e kishte narrë me qira, në aksin rrugor Gjegjan-Reps.

Misteri i zhdukjes së biznesmenit: Ekspertët italianë

Biznesmeni italian i moshës 45 vjeç, i cili ishte i njohur në Itali në fushën e produkteve kozmetike, mbërriti në Shqipëri me datë 3 janar të këtij viti. Më 4 janar ai udhëtoi drejt Pukës, ndërsa me datë 6  makina që kishte marrë me qira u gjet e djegur.

Brenda makinës janë gjetur sende personale të biznesmenit dhe mbetje kockore, por ende nuk dihet nëse i përkasin 45 vjeçarit. Aktualisht pritet një konfirmim zyrtar pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Misteri i zhdukjes së biznesmenit: Ekspertët italianë

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me biznesmenin, dhe çfarë kërkonte në Pukë kur bashkëjetuesja e tij  ishte nga Vlora. Deri më tani dyshimet janë se makina ka marrë flakë aksidentalisht duke çuar në vdekjen e biznesmenit, por nuk përjashtohen dhe pista të tjera për tëcilat vazhdon hetimi.

*Tiranapost.al