Aktualitet

Mjekët në Vlorë presin të bëjnë vaksinën pa ruajtur distancën, ndërhyn policia

Mjekët në Vlorë presin të bëjnë vaksinën pa

Fotoja është shkrepur në Vlorë, ku mjekët presin të vaksinohen, por ajo që ka shkaktuar reagime është shkelja e rregullave të distancimit.

Është dashur të ndërhyjë policia që mjekët të distancoheshin nga njëri tjetri. Disa prej tyre nuk iu përgjigjën gazetarëve se përse nuk respektojnë masat ndërsa të tjerë kanë thënë se thjesht po presin radhën për t'u vaksinuar.

Sot nisi procesi i vaksinimit në qendrën e ngritur në pallatin e Sportit në Vlorë për mjekët e shërbimit parësor të Vlorës, Tepelenës, Lushnjës, Përmetit dhe Sarandës.

Ndërkaq nuk dihet nëse ata janë gjobitur për shkeljen e rregullit të vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

*Tiranapost.al.