Aktualitet

Mjekët nga Shqipëria dhe në Spanjë ndajnë të njëjtin shqetësim: Mos përdorni vetë antibiotikë nga frika e Covid

Mjekët nga Shqipëria dhe në Spanjë ndajnë të

Shqetësimi u ngrit pasi kreu i Urgjencës Skendër Brataj u pyet nëse ka një protokoll të unifikuar për mjekimin e pacientëve me Covid. Ai tha se ka persona që kur zbulojnë se kanë Covid, marrin antibiotikë të pakonsultuar, një veprim i gabuar që shkakton komplikacione të tjera, Antibiotikët sipas tij janë të ndaluara të përdoren sidomos në javën e parë të infeksionit. Brataj bëri thirrje që në çdo rast simptome të telefonohet urgjenca ose mjeku i familjes.

Brataj: Në kohë krizash dhe rrëmuje çdo profesionist kërkon të përfitojë, fakti dhe i këtij mentaliteti se në spital po shkove vdes, format e rënda është e vërtetë që shkojnë por u ngelet 30 % e mushkërisë që nuk ke çfarë tu bësh, ndodhi dhe me kolegun tim, mjekun nga Kukësi që rrinte në shtëpi me gjendje të rënduar të mushkërisë. Në raste komplikacionesh duhet patjetër trajtim spitalor.

Mjeku pneumolog Arjan Mezini thotë: Ka shumë që thonë që e fillojnë antibiotikun vetë, kjo është e gabuar.

Mjeku shqiptar nga Sallabanda: U hodhën poshtë të gjitha ilaçet që ishin për mjekimin e covid, praktikisht nuk kemi një skemë të përcaktuar pëer të sëmurët me Covid, në asnjë vend të botës. Nuk kemi sepse ka ndryshuar. Ne përdorim antiviralët, paracetamol. Antibiotikët nuk përdoren në fazën e parë vetëm në raste të veçanta, por sot si shkencë mjekësore, nuk kemi një skemë të qartë, kemi një skemë të ndryshuar. Rasti është sipas pacientëve. Javën e parë absolutisht të mos përdoret antibiotiku, Covid e ka problemin tek infeksioni pulmonar.