Aktualitet

Mjekët nesër në protestë, 4 kërkesat drejtuar qeverisë

Mjekët nesër në protestë, 4 kërkesat drejtuar

Mjekët kanë paralajmëruar protestë për ditën e nesërme. Bëhet me dije se mjekët kanë dekalruar se protesta do të mbëhet në oborrin e QSUT në orën 10:00.

Sindikata e mjekëve përmes një letre zyrtare kërkon të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar dhe sigurim të të gjitha kushteve.

“Protesta ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19”, citohet në njoftimin zyrtar të sindikatës së mjekëve.

Bëhet me dije se kërkesa është firmosur nga disa mjekë, mes të cilëve janë edhe Anika Dokle e Arjan Harxhi.

Mjekët gjithashtu kanë deklaruar se kanë kërkuar leje në polici për zhvillimin e protestës, gjë që iu është refuzuar për shkak të masave të marra kundër Covid.