Aktualitet

Mjekët specializantë i dërgojnë një letër me tre kërkesa qeverisë

Mjekët specializantë i dërgojnë një letër me tre

110 mjekë specializantë kanë firmosur një letër me tre kërkesa drejtuar kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Një prej kërkesave të tyre është që të paguhen të gjithë gjatë specializimit, pavarësisht se ku zgjedhin të punojnë më pas. Ata duan që të bëhen pagesat edhe të kuotave të lira, ai ato të mbuluarat. Sipas sistemit aktual, Kuotat e lira përgjatë specializimit nuk paguhen, ndërsa për kuotat e mbuluara bëhen pjesë e një kontrate ku atashohen si mjekë specialist.

Ndarja e këtyre kuotave bëhet në bazë të preferencave që vetë mjekët kanë se ku do punojnë. Nëse ata e zgjidhen vetë vendin futen tek kuotat e lira, ndërsa kur vendin e vendos Ministria e Shëndetësisë ata paguhen në bazë të një kontrate.

Mjekët specializantë e quajnë të gabuar këtë vendim me ndarje dhe kërkojnë që të paguhen njësoj. Ata thonë se gjithsesi mbajnë të njëjtën përgjegjësi dhe peshë në punën e përditshme.

Tre kërkesat e tyre janë:

1.Të shfuqizohet ndarja në kuota të lira dhe të mbuluara për specializimet afatgjata. Të paguhen të gjitha kuotat sipas përcaktimeve të kodit të punës në fuqi. Për sa kohë secili nga specializantët mban të njëjtën përgjegjësi dhe peshë në punë e përditshme në pavijonet klinike mungesa e pagesës është e pajustifikueshme dhe vështirëson çdo aspekt të formimi dhe jetesës.

2. Të rishikohen të drejtat dhe detyrimet kontraktuale për specializantët që aktualisht kanë kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë.

3. Mjekët specializantë sekondar të rojës t'i mundësohet gjithashtu pagesa e akomodimit në çdo shërbim.

Mjekët specializantë i dërgojnë një letër me tre

Mjekët specializantë i dërgojnë një letër me tre

Mjekët specializantë i dërgojnë një letër me tre

Mjekët specializantë i dërgojnë një letër me tre

Mjekët specializantë i dërgojnë një letër me tre

Ndërkaq, me mjekët dhe infermierët ministria e Shëndetësisë dhe përfaqësues të bashkëqeverisjes ranë dakord në mbledhjen e të premtes të ngrenë një grup pune dhe të nisin takimet nga dita e nesërme lidhur me katër kërkesat e tyre.