Aktualitet

Mjekja e njohur shënim prekës për 29-vjeçarin që u vetëvra: Qofsh mallkuar, kovid-kolerë

Mjekja e njohur shënim prekës për 29-vjeçarin që u

Dje në mëngjes, 29 vjeçari me emrin Xhino Koca u hodh nga kati i tretë i spitalit Shefqet Ndroqi, ku po kurohej nga koronavirusi. Ngjarja tronditi opinionin publik, nisur edhe nga fakti se gjendja e tij para se të kryente vetëvrasjen ishte e stabilizuar dhe pritej që për pak ditë të dilte nga spitali i shëruar nga virusi. Nëna e 29 vjeçarit është stilistja e njohur nga Durrësi Lira Koca. Mes reagimeve, një shënim prekës ka bërë mikesha e stilistes, mjekja Lida Shoha. Në shënimin e saj ajo shpreh tronditjen nga vdekja e të riut në lule të jetës. 

Mjekja e njohur shënim prekës për 29-vjeçarin që u

Shënimi i plotë: 

“Nuk kam fjale ngushellimi, per ty, e dashura, e embla, e hareshmja, e gezuara, njeriu me i bukur qe njoh ne ket dynja, Lira Koca Buda, per kete tragjedi te kobshme. Ketu, Fjala humbet kuptimin e saj, vendin e ze loti i shpirtit. Largimi i Xhinos ne lule te jetes, i engjellit tend te bukur, na ka trondit pa mase. Te Zotit jemi, tek ai do shkojme.

Por Zoti im, kaq shume e deshe kete engjell , qe e shkepute nga duart e nenes qe e riti me shume dashuri birin e saj? Kush do e puthe ne mengjes, kush do i uroje naten e mire, off medet kjo jete e padrejte, qofsh mallkuar, kovid-kolere.

O Zot, jepu force ta perballojne ket dhimbje, tragjike te madhe. I bukuri i dheut o Lira ,Xhino engjelli ne zemren tende perjete”.