Aktualitet

Mjekja Najada Çomo sqaron shqetësimin e familjarëve të pacientëve me Covid: Shpesh refuzojnë të flasin me celularë se sëmundja i lodh!

Mjekja Najada Çomo sqaron shqetësimin e familjarëve të

Një nga shqetësimet e qytetarëve për të afërmit e tyre të shtruar në spitalet Covid ka qenë pamundësia për të komunikuar me ta rregullisht. Lidhur me këtë, mjekja e njohur e Infektivit, Najada Çomo, sqaroi se pacientëve u lejohet gjithmonë që ta mbajnë celularin e tyre, por shpesh janë ata që e kanë të pamundur të komunikojnë.

Mjekja Najada Çomo sqaron shqetësimin e familjarëve të

Në një takim me disa prej familjarëve, Çomo iu përgjigj shqetësimit të vajzës së një prej të pacientëve, e cila ka të shtruar tek Infektivi të atin.

Mjekja Najada Çomo sqaron shqetësimin e familjarëve të

“Ata që janë të sëmuren, lodhen për shkak të oksigjenit. Dhe shpesh babai refuzon të flasë, jo se ka probleme psikologjike, por se është i sëmurë. Me ne komunikon normalisht, ndërsa me familjarët shpesh refuzon, pasi sëmudnja i rëndon”, tha mjekja.

Nga sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se do të vendoset një numër komunikimi dhe tableta, përmes të cilave pacientët mund të komunikojnë vizualisht me familjarët.