Aktualitet

Mjekja nga Italia tregon shenjat që raportojnë pacientët, por që s'janë të shënuara në protokoll

Mjekja nga Italia tregon shenjat që raportojnë pacientët, por

Romina Selenica është një kirurge dhe mjeke estetiste e cila jeton në Pisa, por pas shpërthimit të virusit Corona, është kthyer në mjeke familje.

Ajo tregoi për dy shenjat e virusit që nuk janë të shënuara në protokollin e OBSH-së por që pacientët me virusin po i përjetojnë, madje thotë se janë dy shenjat e para të raportuara.

Selenica: 

Ne jemi mjekët e familjes. Jemi në linjën e parë të kontaktit me personat që marrin në telefon dhe raportojnë shenjat. Në ditë marrim 400 telefonata nga persona me simptoma të lehta, nuk kemi një dekret që na lejon të bejmë test edhe tek persona asimptomatikë. Janë mbi 4100 mjekë infermierë të prekur nga Covid.

Nëse një pacient më raporton një temperaturë një kollë, unë aktivizohem për monitorim çdo katër orë për të parë nëse temperatura është rritur. Mbas javës së parë kemi përkeqësim të shenjave. Humbja e nuhatjes dhe humbja e shijimit janë ato që më kanë raportuar më shumë pacientët. 1 në 5 pacientë e referojnë këtë dhe nuk ka lidhje me bllokimin e hundëve. Është një sinjalizim ndaj ne mjekëve për të studiuar rastin edhe pse nuk ekzistojnë në protokoll këto shenja. Nuk e kemi pasur në influencat e tjera, pra tek virusat e tjera. Ndodh në një periudhë kohore prej 24 orësh, këtë po e hasim.