Aktualitet

Mjekja nga QSUT nis një fushatë: Na duhen kondicionerë në spitalet Covid. I kërkon ndihmë edhe ambasadores Yuri Kim

Mjekja nga QSUT nis një fushatë: Na duhen kondicionerë në
Mjekja hematologe në QSUT u infektua para dy muajsh nga koronavirusi, bashkë me bashkëshortin e saj të cilët patën simptoma më të rënda, ndërsa fëmijët fatmirësisht e kaluan me simptoma të lehta. Duke ditur efektet e koronavirusit, por edhe vështirësitë me të cilat po hasin mjekët që po trajtojnë të infektuarit, ajo ka nisur një fushatë personale që të mbledhë një shumë prej 30- mijë eurosh, që të sigurojë kondicionim në spitalet e Covid. Në intervistën për News 24 ajo i bën thirrje shqiptarëve, si dhe ambasadores amerikane Yuri Kim dhe USAID, që të kontribuojë.

“E dashur ambasadore Yuri Kim, a mund të tregoni dëshirën e mirë për të siguruar aspirimin dhe kondicionimin e e spitalit Covid 1 por jo vetëm edhe të spitalit Covid 2 apo e dhe Covid 3, mos e dashtë Zoti!, sepse do të jenë spitalet për gjithë shqiptarët, por jo vetëm edhe për të gjithë ata shtetas shqiptaro-amerikanë si unë dhe familja ime sepse imuniteti im nuk do të zgjasi më tepër se 6 muaj.

Ndoshta ambasada amerikane dhe USAID do të munden të na ndihmojnë për ta realizuar ketë. Duhet të bëjmë kushtet optimale jo vetem për pacientët por për personelin mjekësor unë dua të vazhdoj këtë fushatë për kondicionim të spitalin covid 1 të covid 2 dhe të gjithë QSUT-së.

Ne dijeninë time nuk kane kondicionim ne gjithe dhomat kane ne disa Shqipëria dhe shqiptaret meritojne spital ne kushte optimale. Kushton diku ne shifren 30.000 euro besoj nuk eshte nje shumë katastrofike për ne shqiptarët. Nje euro per 30.000 shqiptarë nuk është asgjë, një kafe në ditë”.

Në fund të intervistës së saj, mjekja u përgjigjet atyre që thonë se virusi nuk ekziston: ‘Të kujdesimi, të mbajmë gjallë gjyshërit, po mos të ishte covidi shumë njerëz do ishin gjallë si profesori im Arjan Pushi’.

Mjekja Alma Çili ka arritur të sigurojë tek shërbimi i Hematologjisë dy kondicionerë, për tua lehtësuar qëndrimin në spital pacientëve që vuajnë nga sëmundja tumorale.

Për kontakt me mjeken Çili kjo është adresa në Facebook: https://www.facebook.com/alma.cili.7