Aktualitet

Mjekja shqiptare në Gjermani: Kemi sistem të fortë shëndetësor, por po rrezikojmë kolapsin nga Covid

Mjekja shqiptare në Gjermani: Kemi sistem të fortë

Përballë pandemisë së koronavirusit, edhe një sistem shëndetësor aq i fuqishëm sa i Gjermanisë po rrezikon kolapsin. Këtë shqetësim ka shprehur mjekja e Urgjencës dhe Psikoterapistja në Gjermani Aurora Meta Dollenerg e cila shton se situata nuk ishte e tillë gjatë muajve të parë të pandemisë. Ajo shpreh shqetësimin se nëse nuk zbatohen masat mund të ketë një valë të tretë të koronavirusit.

‘Janë shqetësuese pasi ne nuk ishim të përgatitur për një numër kaq të lartë të infektimeve. Fatkeqësisht kemi arritur në rezaurim të shtretërve ën spitale, ndërsa shtretërit e ranimacionit janë pothuajse të mbushur. Ne po japim shenjat e para të alarmit. Ne kishim një parashikim se do të kishte një valë të dytë tani që u ftoh dhe koha. Pushimet e verës e bënë efektin e tyre negative. Kemi pasur çdo ditë një numër mesatarisht 20 mijë të infektuarish. Kemi dhe pika ku infeksioni shpërthen në mënyrë masive. Është bllokuar komplet jeta publike. Masat janë më të ashpra se në fillim të pandemisë. Në ambientet publike mbahet maska. Gjithashtu edhe respektimi i distancës. Nuk ka qenë asnjëherë një masë e tillë ekstreme. Para 2 ditësh zonja Marke na lajmëroi se masat e izolimit nuk do të lehtësohen. Nëse bëjmë një lëshim në këto moment.  pasojat mund të jenë shumë herë më të rënda se kjo valë e dytë. Për sa i përket krishtlindjeve, pazaret nuk do të zhvillohet. Takimet familjare do të jenë maksimal 10 persona. Kapacitetet e shtretërve janë të rezaurura. Para 2 muajsh kishim 25% shtretër të lire, kurse tani nuk kemi. Mund të shkojmë dhe në kolaps edhe sistemi jonë që ka qenë shumë i fortë’.

Mjekja shqiptare foli në Report Tv edhe për situatën me virusin në Shqipëri. Sipas saj numri i të infektuarve dhe viktimave është i lartë në raport me popullsinë dhe se masat që janë marrë janë të nevojshme. Ajo bën thirrje që masat edhe gjatë festave të zbatohen.

'Numri i të prekurve është goxha i  lartë në Shqipëri. Është një shifër kritike. Masat janë të nevojshme dhe të logjikshme. Duhet të jemi më të fortë. Edhe gjatë periudhës së festive të jemi rigoroz. Përpara të vendoset shëndeti. Për fatin e keq nga shifrat që marrim çdo ditë për Shqipërinë është goxha i lartë. Rreziku është i lartë. Duhet të tregohemi strikt dhe rigoroz'.