Aktualitet

Mjeku Brataj tregon në cilin skenar të Covid-19 ndodhet sot Shqipëria

Mjeku Brataj tregon në cilin skenar të Covid-19 ndodhet sot

Mjeku Brataj ka shpjeguar me detaje edhe njëherë, me kamerat në mjediset e Qendrës Kombëtare të Urgjencës se si veprohet me telefonatat që merren dhe referimin e tyre.

“Deri tani janë ezauruar disa prej skenarëve, momentalisht jemi në skenarin 3. I mbaj mend ambulancat pa asnjë aparaturë që ishin më përpara. Sa i përket pajisisjes së tyre dua të them që janë minispitale që lëvizin. Kur vijnë tek Covid në Tiranë krijohet një radhë. Nuk ka ende ezaurim, nuk jemi në atë pikë. Do hapet covid 4 dhe ato rajonale, pastaj do i trajtojmë ehde në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe kë korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me cdo mënyrë qëllimet e tjera jashtë aspektit shëndetësor, duhet vetëm të heshtin”, tha ai.

Brataj shtoi: “Me ardhjen e pandemisë kemi pritur edhe 12 mijë thirrje në ditë, pastaj zbriti deri në 5 mijë. Që nga fillimi i pandemisë jemi 622 mijë e 800 thirrje, rreth 100 mijë vizita në banesa. Jmei me një rritje mbi 50%. Thirrjet për Coronën ishin të ndara. Kishte 663 thirrje në ditë vetëm për Corona. Rreth 52% e vizitave të kryera nga ne ishin vetëm për Covid 19”.