Aktualitet

Mjeku Domi kundër maskës në rrugë: Shkakton probleme me frymëmarrjen dhe lëkurën

Mjeku Domi kundër maskës në rrugë: Shkakton probleme me

Mjeku në SHBA, Arban Domi, Drejtor i Zhvillimit të Vaksinave në “Geovax” shprehet kundër mbajtjes së maskës në rrugë.

Ai thotë se deri më sot nuk ka asnjë të dhënë klinike në funksion pozitivisht mbajtja e maskës të maskës.

Mjeku shprehet se maska të mbropn nga sperklat, por shton se nëse e mbanë gjatë, higjiena duhet të jetë përfekte, pasi nëse mbahet gjatë gjithë ditës mund shkaktojë probleme të tjera të sistemit të frymëmarrjes, lëkurës dhe të gojës.

“Deri sot nuk ka asnjë të dhënë nga studime të mirëfillta klinike për funksionin pozitiv të maskës, janë bërë dikur disa testime për maskën kirurgjikale, të cilët kanë ulur në 33-40 % perhapjen. Maska të mbron nga sperklat. Italia e ka me detyrim maskën, Franca, po ashtu edhe mjaft vende të tjera.

E keqja direkte në mënyrë të thjeshtë nuk qëndron. E keqja e maskës prej cope është kur mbahen gjatë, mjeku pneumolog e komenton dhe thotë se kur e mbanë gjatë lagështira dhe djersa bëhet më poroze, për më tepër kur është maskë që duhet të lahet një herë në tre katër orë. Maskën pasi ta hiqni duhet ta fusni në një qese plastike. Maska gjithë ditën do shkaktojë probleme të tjera të sistemit të frymëmarrjes, infeksione të ndryshme të lëkurës dhe të gojës”, tha Domi.