Aktualitet

Mjeku flet për vrasjen e djalit në derën e shtëpisë: Gruaja e gjeti të mbytur në gjak. Në Belgjikë punonte në një bar

Mjeku flet për vrasjen e djalit në derën e shtëpisë:

Mjeku Edmond Breshanaj flet për vdekjen e djalit të tij dy ditë më parë, i cili u vra në pragun e derës së shtëpisë në Vlorë. Ai tregon se atë ditë nuk kishte folur me djalin, pasi ndodhej 24 orë në punë, ndërsa në momentin kur ndodhi ngjarja në shtëpi ndodhej bashkëshortja.

Mjeku thotë se djali i tij nuk ishte problematik, ndërsa kërkon që të zbardhet ngjarja dhe të kapen autorët.

“U dëgjuan krisma pas shtëpisë time. Atëherë marrë në telefon djalin dhe nuk përgjigjej askush. I them nuses dil hap portën. Ajo gjen djalin të shtrirë të mbytur në gjak. I them policisë më kanë vrarë djalin. Shkoj tek shtëpia dhe e gjej djalin të mbuluar në gjak dhe nusen mbi fëmijë. Ai ka qenë bashkë me shokun e tij. Më thanë se e goditi nga larg dhe më pastaj nga afër. Shoku kishte reaguar, kishte thënë mos çfarë bën. Më ka ardhur si e papritur. Nuk di që djali të ketë bërë ndonjë kërcënim ose të ketë pasur ndonjë hesap. Ai nuk ishte i armatosur. Nuk di të ketë marrëdhënie me ndonjë njeri që ta penalizojë.

Ai ishte i rregullt dhe pa precedentë penalë. Nuk kishte arsye dhe nuk ka pse ia merr njeri jetën. Ka pasur kamera sigurie gjatë gjithë rrugës. Më kanë pyetur që në momentin e parë dhe tani të studiojnë telefonin se me kë komunikon dhe të shohin kamerat. Në Belgjikë ka punuar në një bar, kë qëndruar edhe pa punë. E kam mbështetur unë. Ai erdhi me duar në xhepa nga Belgjika nuk kishte lekë. Djali im nuk ka qenë i skeduar dhe kemi qenë familje e shëndoshë. Ishte i ndjeshëm dhe bënte shumë për shoqërinë”, tha Breshanaj për mediat.

26-vjeçari Kristian Breshanaj u vra në derën e shtëpisë natën e Bajramit, pasi iu bë pritë. Për ngjarjen po hetohet ën dy pista, për jetesën e tij në Belgjikë apo ndonjë konflikt të mundshëm në Vlorë.