Aktualitet

Mjeku Harxhi: Duhet rishikuar protokolli, ka mbingarkim me antibiotikë të pacientëve me Covid

Mjeku Harxhi: Duhet rishikuar protokolli, ka mbingarkim me antibiotikë

311 është numri i të infektuarve me koronavirus, të zbuluara në 24 orët e fundit, që tregon trendin në rritje të transmetimit të virusit. Vaksinë apo trajtim që po përdoret posaçërisht për pacientët e sëmurë me Covid nuk ka. Megjithatë mjeku infeksionist Arjan Harxhi thotë se duhet të ndryshojë protokolli i mjekimit për të prekurit nga virusi. Ai thotë se është vënë re një mbingarkesë me antibiotikë në kohën dhe vendin jo të duhur.

Në një intervistë ai ka thënë:

“Është momenti që të rishikohen qoftë protokollet e menaxhimit të sëmurëve në kushte ambulatore, por të rishikohen dhe si të thuash nga çdo mjek, sjellja e tij e përshkrimit të barnave për manaxhimin e këtyre të sëmurëve sepse informacioni dhe të dhënat janë që ka një mbipërdorim më shumë seç duhet dhe në kohën dhe në vendin jo të duhur të përdorimit të antibiotikëve dhe të kortizonikëve në të sëmurët me forma ambulatore”.

Nuk dihet nëse Komiteti i Ekspertëve në vend do të marrin parasysh sugjerimin e mjekut Harxhi.

Ndërkaq, mjekë të tjerë në vend të cilët këto kohë janë në qendër të vëmendjes për shkak të pandemisë, kanë bërë thirrje ndaj qytetarëv etë prekur të mos përdorin ilaçe dhe antibiotikë pa u konsultuar me mjekun e familijes, pasi pasojat mund të jenë të rënda.

COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 311
Të shëruar ne 24 orë 85
Të shtruar në spitale 289
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1397

Testime totale 121,004
Raste pozitive 20,040
Raste të shëruara 10,893
Raste Aktive 8,654
Humbje jete 493


Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4362
Durrës 832
Fier 646
Shkodër 518
Korçë 513
Lezhë 389
Elbasan 384
Vlorë 351
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 129
Dibër 90

*Arjan Harxhi në intervistë për Report Tv.