Aktualitet

Mjeku i ORL-së humbi jetën nga Covid, dedikimi i QSUT-së: I ka shpëtuar jetën qindra pacientëve, të cilëve u rrezikohej nga trupat e huaj dhe jo vetëm

Mjeku i ORL-së humbi jetën nga Covid,  dedikimi i QSUT-së: I ka

Mjeku Bledi Nini, 48-vjeç, humbi jetën dy ditë më parë nga Covid, ndërsa po kurohej në Itali. Ai shërbeu si mjek ORL për 18 vite në QSUT, ku kjo e fundit ka bërë një dedikim për ngjarjen e rëndë, duke shprehur se ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për mjekësinë shqiptare.

Postimi i plotë:

Shërbimi ORL dhe gjithë stafi i QSUNT-së janë thellësisht të tronditur nga humbja e papritur e jetës së kolegut Dr. Bledi Nini. Ai nuk e fitoi dot luftën me Covid-19.

Dr. Bledi Nini, i cili gjatë periudhës 2001 - 2019 ka qenë pjesë e rëndësishme e Shërbimin ORL në QSUNT; me aftësitë e tij profesionale dhe me humanizmin e tij u ka shpëtuar jetën qindra pacientëve, të cilëve u rrezikohej jeta nga trupat e huaj dhe jo vetëm. Dr. Bledi është karakterizuar për marrëdhënie të shkëlqyera me kolegët dhe pacientët. Ai ka marrë pjesë aktive në procesin e edukimit të mjekëve të rinj dhe ka qenë për disa vite nën kryetar i Shoqatës Shqiptare të ORL. Ndarja e parakohshme nga jeta e Dr. Bledit është humbje e madhe për mjekësinë Shqiptare, duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm.

I shprehim ngushëllimet tona familjes.

U prehsh në paqe kolegu ynë i dashur!

Mjeku i ORL-së humbi jetën nga Covid,  dedikimi i QSUT-së: I ka