Aktualitet

Mjeku i Traumës që u arrestua të premten pëson ishemi cerebrale

Mjeku i Traumës që u arrestua të premten pëson ishemi

Mjeku i Traumës, i cili u arrestua të premten për korrupsion ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mediat raportojnë se ai ndodhet në spitali pasi ka pësuar ishemi cerebrale.

Mjeku anestezist me iniciale F. M u arrestua më 23 shtator pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për disa ditë me radhë nga qytetarët në spital.

Masa e sigurisë do t’i komunikohet në spital, sipas mediave.