Aktualitet

Mjeku infeksionist Stroni flet për shenjat e reja te pacientët me Covid

Mjeku infeksionist Stroni flet për shenjat e reja te pacientët me

Mjeku infeksionist Gent Stroni tha sot se fluksi i shtrimeve në spital për të infektuarit me Covid ka rënë. Siç u shpreh mjeku për “abc neës” nuk ka më ambulanca që presin në radhë.

“Sot nuk ka më ambulanca që presin në radhë, ngarkesa e spitaleve ka një rënie, edhe shtrimet në spitale kanë një lloj rënie” tha Stroni.

Mjeku po ashtu rrëfeu se nga ana klinike ka vënë re disa ndryshime te pacientët e infektuar me koronavirus.

“Një kërkesë që mund të bëj për mjekët e familjes është që nëse analizat i kërkoni në një hapësirë kohore të gjatë, tani më shpesh. Shikojmë një ndryshim të parametrave laboratorikë, që janë të ndryshme nga dita në ditë, që sot i ka në normë dhe nesër jashtë norme të theksuar, sikur të kishin ditë.

Po shikoj edhe raste në aspektin imazherik, që nëse në fillim shikonim disa vatra, që shikoje fundin e mushkërisë apo mesin të dëmtuar, tani mund të shikosh të gjithë. Nuk mendoj se është mutacioni. Ajo e Anglisë ka infeksion më të lartë. Ajo që unë po shikoj nga ana klinike është tjetër gjë. Duhet të shikojmë në dinamikë, nëse sot është kështu, po nesër apo pasnesër, nëse ka vatra të reja” tha ai.