Aktualitet

Mjeku Mezini: Ne e kemi në Shqipëri aparaturën që e kryen tamponin për 45 minuta

Mjeku Mezini: Ne e kemi në Shqipëri aparaturën që e kryen

Mjeku Arjan Mezini ka zbuluar se Shqipëria e disponon aparaturën që e nxjerr rezultatin e tamponit për Covid-in brenda 45 minutave, edhe pse ende nuk është vënë në funksion.

"Me ardhjen e sezonit të gripit që ende nuk ka mbërritur, do jetë nevoja e vënies së tij në funksion.

Duhet ta kuptojmë se është shumë e vështirë të ndash gripin nga Covid, pasi shenjat janë pak a shumë të njëjta. Do mendoja që ka ardhur koha që për pacientët që nuk janë me tampon pozitiv në periudhën nëntor, dhjetor apo janar duhet të ndahen nga të tjerët. Ne e nxjerrim përgjigjen për 45 minuta, e kemi aparaturën. Tani jemi në kulmin e Covid nuk kemi hyrë në fazën e gripit.

Për mua kjo është zgjidhja: Të vihet tamponi i shpejtë që jep përgjigje për 45 minuta. Aparaturën e kemi, por nuk është vënë ende në punë”, tha Dr. Mezini për News 24.