Aktualitet

Mjeku Mezini: Piku deri nga mesi javës tjetër

Mjeku Mezini: Piku deri nga mesi javës tjetër

Java që kemi hyrë deri nga mesi i javës tjetër pritet që të jetë piku i situatës së koronavirusit në Shqipëri. Kjo nuk do të thotë se pritet të kemi numrin më të lartë të të infektuarve, por evidentimi dhe identifikimi i rasteve të reja, për shkak të periudhave të inkubacionit.

Arjan Mezini, mjeku pneumolog në spitalin 'Shefqet Ndroqi’ tha sonte në emision se sot ka pasur vetëm tre shtrime në orët e vonshme dhe asnjë të shtruar tjetër deri në orën 18:00.

‘Kjo është një shenjë e mirë’, tha ai

Mezini:

Piku është java që kemi hyrë dhe nga mesi javës tjetër, kam vënë re sot se si edhe në komunikime nga kolegët, kemi pasur vetëm tre shtrime në orët e vonshme, deri nga orën 18 mbasdite nuk ka pasur shtrime. kjo është një shenjë e mirë.

Shqipëria numëron 377 të prekur nga koronavirusi.