Aktualitet

Unë e kalova koronavirusin vetëm me një dhimbje koke!

Unë e kalova koronavirusin vetëm me një dhimbje koke!

Beqir Gela është mjeku infeksionist në spitalin e Durrësit që u infektua nga Covid-19. Ai tashmë është shëruar dhe në një lidhje me Ilva Now ka treguar se si ndodhi që u infektua dhe çfarë ndjeu. 

Mjeku Gelaj ka treguar se kur u paraqit një paciente e infektuar ka qenë në turnin e mjekut-roje. Ai tregon se ishte me doreza dhe me maskë por siç thotë: Ndosh në një moment të caktuar që të infektohesh.

“Isha me doreza dhe maskë, por ndodh në një moment të caktuar që të infektohesh. Për 4-5 ditë kam qenë në gjendje të lodhur”.

I pyetur për simptomat ai tregoi se nuk ka pasur simptoma të tjera përveç lodhjes dhe dhimbjes së kokës.

 “Nuk kam pasur temperaturë dhe simptoma të tjera. E kam kaluar në kushte shtëpie. Bashkëshortja rezultoi se nuk ishte prekur, rezultoi negativ’’.

Ai është shëruar por duhet të qëndrojë edhe për dy javë të tjera në shtëpi. Mjeku këshillon të njëjtën gjë për qytetarët, që të rrinë në shtëpi, të ndjekin udhëzimet dhe të ushqehen mirë.

Unë e kalova koronavirusin vetëm me një dhimbje koke!

Për gjendjen e tij, ka postuar një status edhe minsitrja Manastirliu: 

Sapo bisedova me mjekun infeksionist të spitalit rajonal të Durrësit, që sot rezultoi i shëruar nga COVID-19, pas testeve konfirmuese.

Shumë e kënaqur për rikuperimin e mjekëve dhe infermierëve. Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për mbrojtjen e bluzave të bardha