Aktualitet

Mjeku Pipero: Në rastin më të mirë kjo epidemi mbyllet në 4 muaj

Mjeku Pipero: Në rastin më të mirë kjo epidemi mbyllet

Epidemia e koronavirusit në rastin më të mirë do të zgjasë 4 muaj, sipas mjekut infeksionist Pëllumb Pipero.

“Kjo pandemi i ngjan një ajsbergu, ne ende shohim vetëm majën. Studimet tregojnë se nëse kemi një rast në dorë, janë dhe 10 raste të tjera të pazbuluara. Përgjithësisht njohim vetë ata që kanë ankesa dhe shfaqin simptoma, kurse numri real 10-15 herë më shumë se sa numri i të konfirmuarve. Në rastin më të mirë kjo epidemi mbyllet në 4 muaj dhe askush nuk duhet të nxitojë të thotë do mbyllet për kaq apo për aq kohë”, tha mjeku përballë gazetares Ilva Tare në një transmetim të “Euroneës Albania” nga sheshi “Nënë Tereza”.

A mund të ketë një valë të dy të virusit që mund të prekë dhe të rinjtë?

Mjeku Pipero: Në rastin më të mirë kjo epidemi mbyllet

Askush nuk është i përjashtuar nga mundësia për t’u infektuar nga ky virus. Ashtu si shumica nuk manifestojnë simptoma, por janë burim për përhapjen e infeksionit. Studimi që më erdhi nga Italia, tregon se kjo epidemi ka fillimisht një kurbë të ngadaltë dhe duket se ka një ritëm të ngadaltë por më pas ka një shpërthim të menjëhershëm në 2-3 javë. Rastet në Francë kanë qenë diku tek 1400 të konfirmuara, por sipas këtij studimi numri real i të infektuarve varion nga 24 mijë deri në 140 mijë.