Aktualitet

Mjeku që ndërroi jetë u infektua nga një infermiere që kishte ardhur nga QSUT

Mjeku që ndërroi jetë u infektua nga një infermiere që

Ministria e Shëndetësisë dha sot lajmin e hidhur se mjeku Hysni Shkjaut nuk fitoi betejën me Covid-19.

Mjeku 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Report TV raporton se, mjeku u infektua nga infermierja e Qendrës Shëndetësore ku punonte në Pukë, e cila më herët kishte shkuar në QSUT për një konsultë. Infermierja ishte infektuar në këtë të fundit, e cila u kthye në fund të muajit të kaluar në një vatër infeksioni.

Shkjau ishte specialist pneumolog, por pasi dolën në pension punonte mjek familjeje në Pukë. Ai ishte në detyrë deri ditën që u infektua nga virusi.

Lexo me shume: