Aktualitet

Mjeku shqiptar në Angli: Ilaçi i shtrenjtë nuk është ai që të shëron nga Covid

Mjeku shqiptar në Angli: Ilaçi i shtrenjtë nuk është

Blerja e ilaçeve nga qytetarë të prekur apo të frikësuar nga Covid ka rritur shqetësimin e mjekëve dhe ekspertëve të cilët jo në pak raste kanë bërë thirrje që trajtimi nga koronavirusi duhet kryer vetëm me rekomandimin e mjekut të familjes ndërsa rastet më të rënda duhen trajtuar vetëm në spitale. Po mjekët e familjes a janë dorëlëshuar? 

Për këtë ‘fiksim’ për të përdorur ilaçe, që duket se Ballkani e ka më të theksuar se rajonet e tjera, ka folur mjeku shqiptar në Londër Adrian Fandi. Në emisionin e mëngjesit në ABC News ai tha se në Shqipëri të sëmurët po trajtohen gabim. Sipas tij mjekët shqiptarë e fillojnë direkt me antibiotikë që nuk është e nevojshme.

“Unë isha në Shqipëri dhe kam kontakte me kolegët atje. Në Shqipëri fillojnë direkt me dhënien e antibiotikëve pa kriter. Japin antibiotikë që ne i përdorim në infeksione shumë të rënda. Ilaçi i shtrenjtë nuk është ai që të shëron, por ilaçi i duhur. Antibiotiku nuk shëron virusin. Kur fillon inflamacioni aty hyn puna e mjeku. Por mjeku duhet ta dijë, është problem viral”.

Mjeku shqiptar në Angli: Ilaçi i shtrenjtë nuk është

Por si janë hapat e trajtimit nga Covid sipas mjekut?

Ai thotë se ditën e parë koronavirusi nuk shfaq simptoma. Ato fillojnë në ditën e pestë.

 ‘Nuk duhet të bëjmë asnjë radiografi. Sepse komplikancat fillojnë në ditën e 10. Skaneri duhet bërë të paktën 5 ditë pas fillimit të simptomave. Nëse ka filluar kolla duhet filluar direkt koritizoni dhe aty është momenti kur duhet filluar menjëherë. Tamponi është pozitiv apo negativ mua nuk më intereson. Kam parë shumë vetë me tampon negativ, por kishin pneumoni virale. Është klinika ajo që tregon”.

Mjeku Fandi  bëri edhe njëherë thirrje që të hiqet dorë nga mania për t’u kuruar me ilaçe të shtrenjtë.

“Ne vazhdojmë ta përdorim, por ka disa kritere. Nëse ka kaluar dita e tetë nuk e fillojmë se s’ka efikasitet. Një njeri që ka problem në veshka ti shkon i jep ibuprofen me doza të larta. I ke krijuar një problem të madh në veshka. Të gjithë janë të zotë kur japin terapitë, por në momentin ku shikon efektet anësore të ilaçeve duhet të vesh ë unë trupin. Remdesivir jep plotë efekte anësore sidomos në veshka. Shumicat e ilaçeve dalin jashtë nëpërmjet mëlçisë dhe veshkave. Është mirë që kolegët e mi ta mendojnë para se të japin një ilaç.

Puna e parë ke temperaturë pi paracetamol, apo ibuprofen nëse s’ke problem në veshka. E dyta, një oksimetër, nuk ka nevojë ta blesh 70 euro, blej një më të lirë. Nëse këto parametra janë të modifikuar dhe të ulet sokigjeni në gjak duke ecura duhet të flasësh me mjekun. Nëse mjeku të jep direkt antibiotikë që të  jep ilaçe të shtrenjta e ndërroni. Vazhdon të jetë ky trend në Shqipëri. Nuk është antibiotiku ai që të shpëton. Është mentaliteti, nuk mund ta ndryshojmë”.

*Tiranapost.al.