Aktualitet

Mjeku shqiptar në Itali: Këtu po krijohet panik në spitale, ja arsyeja

Mjeku shqiptar në Itali: Këtu po krijohet panik në spitale, ja

Mjeku Albert Troci, i cili shërben në Itali, ka pasqyruar situatën e spitaleve në vendin fqinj. Troci thotë se shqetësim nuk janë kapacitetet spitalore, si shtretër apo dhe pajisje respiratore, për të cilat qeveria i ka në dorë që t’i shtojë, por  se duhet shtuar patjetër dhe mjekët, në raport me kapacitetet.

"Këto 2 javët e fundit, situata është përkeqësuar. Dukej sikur po mbronte veten por javën e fundit kemi pasur shpërthim rastesh. Duket sikur po krijohet panik në spitale. Presim vetëm pacientë COVID. Sot kishim 10 mijë raste. Në terapi intensive por rriten shumë. Masat janë marrë. Në Itali ka rreth 2 javë që janë vendosur masa, maskat janë bërë të detyrueshme në ambientet e jashtme. Ka pasur protesta të vogla kundër kësaj mase. Hapja e shkollave nuk është domosdoshmërish shkaku i shtimit të rasteve. Por është dinamika e jetës këtu në Itali. Këtu ka debate, nga ana shkencore ka studime ku përfshihen vetëm maskat kirurgjikale dhe jo ato prej cope. Në këto studime, japin një ulje të transmetimit të virusit. Mund të rritësh kapacitetet spitalore, shtretër dhe mjetet respirative, por duhet që të rriten dhe kapacitetet e mjekëve. Italia ka shtuar kapacitetet shumë të testimeve ku bëhen mbi 100 mijë tampone. Një problem ka qenë frekuentimi i lokaleve të natës. Në Lombardi, lokalet duhet të shërbejnë vetëm për personat që janë të ulur, pra lokalet e natës janë kufizuar. Në orën 23:00 duhet të mbyllen", tha mjeku për ‘Report TV’.

Vetëm sot në Itali u regjistruan mbi 10 mijë raste të reja.