Aktualitet

Mjeku shqiptar në Itali sqaron çfarë ndodh nëse merrni oksigjen pa masë në kushte shtëpie

Mjeku shqiptar në Itali sqaron çfarë ndodh nëse merrni

Trajtimi me oksigjen në banesë dhe pa asistencën e mjekut është një nga fenomenet që raportohet se ka nisur prej muajsh në vendin tonë, por është ngritur si shqetësim së fundmi pas një incidenti të ndodhur me një pacient me Covid që humbi jetën, pasi i shpërtheu bombola e oksigjenit në shtëpi.   

Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci, tregon arsyet pse një trajtim i tillë nuk mund të kryhet pa kujdesin e një personeli shëndetësor në banesë. I pyetur nëse mund të dëmtojë përdorimi pa masë i oksigjenit, Troci sqaroi:

Mjeku shqiptar në Itali sqaron çfarë ndodh nëse merrni

“Hiper-oksigjenimi kur nuk është i domosdoshëm shkatërron, është dëmtuese për shëndetin. Nëse përdoret në shtëpi duhet të ketë matje të oksigjenit në gjak. Duhet të jeni përherë të lidhur me mjekun e familjes”.

Ai dha edhe një këshillë për përdorimin e ilaçeve, konkretisht holluesit e gjakut. “Mund të çojnë në hemorragji nëse nuk përdoren në masën e duhur”. 

*Deklarata u bë në ‘Abc News’.