Aktualitet

Mjeku Muja sqaron si do të kryhet testi i shpejtë nga e hëna, kushti kush do ta bëjë dhe pikat e dobët që ka

Mjeku Muja sqaron si do të kryhet testi i shpejtë nga e hëna,

Nga e hëna do të nis testimi i shpejt në Shqipëri dhe fillimisht do të aplikohet në Tiranë. Ndërsa lajmi u dha sot nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka pyetje që lidhen me mënyrën si do të kryhen testet, ku do të kryhen dhe kushtet që duhet të plotësojnë pacientët për t’u kryer.

Mjeku Rexhep Muja shpjegoi procedurën që do të ndiqet, ndërsa tha se ata që kanë simptoma duhet të kontaktojnë mjekun e familjes dhe më pas epidemiologët do të kontaktojnë me ta.

Mjeku Muja sqaron si do të kryhet testi i shpejtë nga e hëna,

“Fillimisht marrim të dhënat e pacientit. Përgjigja vjen për 20-30 minuta. Shënohen të dhënat që të kemi saktësi. Futet tamponi në hundë. Më pas e lëmë të qetë. Për 30 minuta i hedhim të gjitha të dhënat në panel. Janë 6 qendra si fillim. Pastaj do zgjerohet edhe në qendra të tjera. Ata që kanë simptoma duhet të kontaktojnë mjekun e familjes dhe më pas epidemiologët do të kontaktojnë me ta. Ne duam ta organizojmë që të sëmurët të vijnë te ne. Por nuk duam vetëm të qëndrojmë sepse ka edhe të moshuar dhe detyrimisht do shkojmë në familje”, tha mjeku Muja për “Abc News”.

Gjithashtu ai sqaroi se ato do të përdoren për testimin e personave në një kompani që kanë pasur kontakt të ngushtë me një person pozitiv.

Mjeku deklaroi se ka një kusht për ata që duhet t’i nënshtrohen testit, duhet të kryhet brenda 5 ditëve nga fillimi i shenjave, pasi përjashtohen rastet me shenja të rënda klinike kur epidemiologu do të shkojë në banesë.

“Testi do të aplikohet për personat që janë në periudhën e inkubacionit nga 1 deri në 6 ditë ndërsa për pjesën tjetër do të vijohet me testin PCR”, tha ai.

Muja sqaroi se procedura mund të hasë në një pengesë, ngecja në sistemin elektronik që do të shkaktonte vonesa, gjë e cila nuk do e cilësonte më atë një test të shpejtë:

“Nëse informacioni elektronik p.sh vonohet, vonohet edhe procedurat dhe pastaj nuk quhet më testi i shpejtë”.