Aktualitet

Mjeku Stroni: Jo të gjithë do e kalojnë koronavirusin

Mjeku Stroni: Jo të gjithë do e kalojnë koronavirusin

Mjeku Gentian Stroni thotë se është vënë re një tendencë në rënie e rasteve me koronavirus dhe rrjedhimisht me me pak raste pacientësh të shtruar dhe që ndërrojnë jetë nga virusi. Sipas tij janë disa faktorë që kanë ndikuar, nga të afërmit e deri tek përqindja e personave të imunizuar. Mjeku shton se ka njerëz të cilët nuk do ta kalojnë koronavirusin, bëhet fjalë për ata që mund të kenë arritur atë ‘imunitetin e famshem të popullatës’.

Në intervistën për News 24 ai tha:

Po të shikojmë njerëzit që kemi pranë, kemi të afërm që e kanë kaluar. Këta nuk do infektohen rishtas së shpejti, do të thotë se në këtë famije tashmë kaloi kjo valë. Rrjedhimisht kemi kaluar dhe sipas një studimi nga akademia e shkencave, rezulton se kemi gati 45% që e kanë kaluar, rrjedhimisht që kemi të bëjmë me një pjesë të madhe të popullatës që duhet marrë në konsideratë që e ka kaluar. Jo të gjithë do e kaljnë virusin, do ketë dhe nga ata që e kanë arritur imunitetin e famshëm të popullatës, mund edhe të mos e kalojnë virusin, por ka grupe vulnerabël me në rrezik që nuk kanë pasur mundësi të eksozohen ndaj virusit. Por gjithmonë numri vjen duke u reduktuar.

*Tiranapost.al.