Aktualitet

Mjeku Tritan Kalo mesazh për t’u mbrojtur nga Covid-19: Nuk duhet të mbuloni mjekrën me maskë, por hundën dhe gojën

Mjeku Tritan Kalo mesazh për t’u mbrojtur nga Covid-19: Nuk duhet

Mjeku Tritan Kalo ka dhënë sot disa këshilla të vlefshme për rëndësinë dhe mënyrën e mbajtjes së maskës kundër infetimit me Covid-19.

Kalo shprehet se është më kollaj të parandalosh se sa të mjekosh, ndërkohë që shton se  nëse duam të mbrohemi duhet nuk duhet të mbuojmë  mjekrën me maskë por dy vrimat hyrëse të rrugëve respiratore siç janë hunda dhe goja.

“Mbyllja e vednit do të shkaktojë një problematikë madhore jo vetëm në aspektin ekonomik por mbi të gjitha në aspektin social dhe psikologjik. Për të mbyllur vendin është kolaj, problem është të mbyllim mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë. Dhe një nga këto mënyra për të mbyllur ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit është pikërish mbyllja e hyrjes së mikroorganizmave të Sars Cov2 në rrugët tona respiratore dhe mbajtja e një maske ose e një mbulesë të këtyre vijave për të pakësuar mundësinë e depërtimit të virusit në organizmin tonë por edhe mundësinë e transmetimit nëpërmjetë këtij filtri që quhet mbulesë e fytyrës. Është më kollaj të parandalosh se sat ë mjekosh. Nëse doni të mbroheni nuk duhet të mbuloni mjekrën me këtë maskë por dy vrimat hyrëse si janë hunda dhe goja” tha mjeku në mesazhin e tij.

Mesazhi i tij është publikuar nga Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shkruan se pyetjes se përse dhe si duhet të mbajmë maskën i përgjigjet Prof. Tritan Kalo.

“PYETJES: Përse dhe si duhet të mbajmë maskën

I PËRGJIGJET: Prof. Tritan Kalo, i cili na jep disa këshilla të vlefshme për rëndësinë dhe mënyrën e mbajtjes së barrierës mbrojtëse”, shkruan Manastirliu.