Aktualitet

Modeli: Të testohen të gjithë, nuk funksionon për të parandaluar koronavirusin

Modeli: Të testohen të gjithë, nuk funksionon për të

Në Itali ka dalë një model i ri. Është parë në Milano ku njerëzve nga makina u bëhet testi i koronavirust dhe përgjigjet u shkojnë me email në telefon.

Por ky model sipas mjekut Pëllumb Pipero nuk mund të funksionojë. Ai thekson se izolimi dhe gjurmimi i kontakteve të personave me virus ndal kurvëmn dhe ndërpret zinxhirin. 

Testi nuk parandalon. Testimi kufizon, duhet medoemos të gjurmojmë rastet e kontaktit për të ndërprerë zinxhirin. ISHP realizon 60 -70% të rasteve të kontakteve dhe OBSH e quan optimale të mjaftueshme. Por unë nuk jam për testimin për depistim, por për një testim më të shpejtë dhe më të gjerë të rastit të kontaktit, kështu e kufizojmë më shpejt epideminë.

Ka dalë një model në Itali, në Milano. Qytetarë që mendonin se kishin simptoma në makinat e tyre personale i testonin dhe të nesërmen jua çonin me email përgjigjet.

Nuk funksionon, e zëmë se do i testosh sot. Del negativ dhe pas analizave del dhe infektohet jashtë. Kjo është e pamundur të bëhet, ti testosh të gjithë disa herë. Izolimi ul kurbën. Këtë po bëjnë vendet.