Aktualitet

Morën 132 mijë euro duke abuzuar me tenderët/ OSHEE reagon për zyrtarët e arrestuar: Po bashkëpunojmë me SPAK për të zbardhur hetimin

Morën 132 mijë euro duke abuzuar me tenderët/ OSHEE reagon

Pas arrestimit të zyrtarëve të OSHEE-së, kjo e fundit njofton se ka vënë në dispozicion të SPAK të gjitha materialet e kërkuara. Po ashtu në njoftimin për mediat thuhet se, OSHEE po bashkëpunon maksimalisht për të zbardhur hetimet.

"Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbështet organet ligjzbatuese në kryerjen e detyrës së tyre për verifikimin e çdo dyshimi e pretendimi për abuzim apo shkelje ligjore nga çdo punonjës apo ish-punonjës i kompanisë

Referuar rastit të publikuar ditën e sotme në media, OSHEE sqaron se ka vënë në dispozicion të plotë të SPAK të gjitha materialet e kërkuara dhe ka ofruar bashkëpunim maksimal për të zbardhur plotësisht këtë rast hetimi", shkruan OSHEE.

Arrestimet në OSHEE

Morën 132 mijë euro duke abuzuar me tenderët/ OSHEE reagon
Albana Ferraj

Reagimi erdhi pasi SPAK nxori 4 urdhër-arreste për 4 zyrtarë të OSHE-së, pasi akuzohen për korrupsion pasiv dhe abuzim me barazinë në tendera, duke favorizuar një kompani italiane duke përfituar ryshfet 132 mijë euro. 4 zyrtarët favorizuan kompaninë italiane "Com Metodi" s.p.a me seli në Milano në Itali. Tenderi i kundërshtuar u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë. Kompania e tretë e përdor në fakt rezulton që pronare është sërish vetë Albana Ferraj, kompania ka një status aktiv dhe ofron shërbime konsulence, ekonomike e kontabiliteti.

Aktualisht në pranga janë vënë ish -rejtori i prokurimeve të OSHEE, Elis Bushati, Athinta Papa, Irma Derhiri, ndërsa Albana Ferraj, drejtoreshë e kabinetit pranë OSHEE është ende në kërkim. Albana Ferraj akuzohet për korrupsion pasiv, ku SPAK ka dhënë ndaj saj ‘Arrest me burg’.

Ndaj Elis Bushatit është dhënë "arrest me burg" për shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera. Ndërsa ndaj Athinta Papa dhe Irma Derhiri, anëtare të komisionit të vlerësimit të ofertave, janë dhënë masa "arrest shtëpie" për shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tendera.

Urdhër arrestet nga SPAK janë dhënë nga prokurori Klodian Braho pas përgjimeve për një periudhë të gjatë kohore dhe janë vënë re shkelje në procedurave të 4 zyrtarëve.