Aktualitet

Morën pjesë në një ceremoni mortore, si u infektuan 7 persona në Fier

Morën pjesë në një ceremoni mortore, si u infektuan 7

124 raste të reja me koronavirus u raportuan gjatë 24 orëve të fundit, ku 7 prej tyre u konfirmuan në Fier.

Sipas raportimeve, të infektuarit janë konfirmuar me Covid dy ditë më parë.  

6 prej të infektuarve janë brenda nga Fieri, kurse 1 prej tyre mësohet të jetë nga Patosi. Të gjithë janë të afërm të një familjeje të konfirmuar me koronavirus dy ditë më parë dhe janë infektuar gjatë një ceremonie varrimi në Cakran.

Fieri numëron aktualisht 105 raste aktive me koronavirus.