Aktualitet

Mos më telefoni se nuk flas dot, ju lutem! 37-vjeçari me Covid që ndërroi jetë, u soll me urgjencë në Tiranë

Mos më telefoni se nuk flas dot, ju lutem! 37-vjeçari me Covid

Mes katër viktimave nga Covid në 24 orët e fundit është edhe një i ri 37-vjeçar. I riu i identifikuar nga mediat si Lorent Kreka, raportohet se nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Mësohet se 37-vjeçari Lorent Kreka ishte konfirmuar pozitiv dhe nuk kishte patur probleme shëndetësore, nga infektimi me Covid kishte pasur shenja të lehta.

Mos më telefoni se nuk flas dot, ju lutem! 37-vjeçari me Covid

Por, situata është rënduar menjëherë duke bërë që i riu të niset urgjentisht për në Tiranë ku edhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Viktima ishte prej disa ditësh i infektuar, ku në një status në Facebook më 5 tetor lajmëronte miqtë dhe të afërmit i tij që mos ta telefonin, pasi nuk mundej t’i përgjigjej telefonit. Nuk dihet për arsyen, nëse lidhej me gjendjen shëndetësore apo me rregullat e spitalit.

Mos më telefoni se nuk flas dot, ju lutem! 37-vjeçari me Covid

Më herët, edhe prindërit e 37-vjeçarit kanë qenë pozitiv me koronavirus, por për fat të mirë pa pasoja. Ndërkohë pritet që raporti mjeko-ligjor të zbulojë më shumë detaje për përkeqësimin e gjendjes së të riut, nëse ndikoi kura apo të tjera shkaqe.