Aktualitet

Mos mendoni se ka kaluar rreziku i virusit dhe fituam!

Mos mendoni se ka kaluar rreziku i virusit dhe fituam!

Mjeku gjinekolog Halim Kosova bën apel për të gjithë që të tregojnë kujdes pasi rreziku i virusit nuk ka kaluar.

‘Ne sot nuk jemi në atë situatë si të para disa muajve, tani shumë gjëra janë bërë më të qarta dhe njerëzit janë më të sigurt për atë që duhet të bëjnë por duhet ndërgjegjësim. Të mos mendojnë që ka kaluar rreziku, në momentin që do mendojnë se kemi fituar, ne kemi humbur’ tha mjeku Kosova në intervistë për News 24, ku theksoi se edhe personeli shëndetësor duhet të tregojë kujdes:

‘Në spitalin infektiv personeli është i përgatitur, por çfarë ndodh tek spitalet e tjera? Tek diabeti? Tek zemra? Gjithë personelet duhet të kenë mbrojtjen se nuk dihet se çfarë të vjen’, tha ai.

Në lidhje me politikat e qeverisë ai tha:

Në mbledhjen e parë që kemi bërë në PD, kam thënë se të shohim se çfarë do bëjë qeveria dhe nëse ata bëjnë 8 pika, ne do të shtojmë atë që mungon e të ndjekim si shkon situata’.

Për doktor Halim Kosovën duhet ndjekur shembull Gjermania.

Po shohim Gjermaninë, që padyshim është lider si e përballoi situatën. Në Gjermani përshembull kush hyn në restorant merren të dhënat. Kjo sepse nëse dikush rezulton pozitiv me koronavirus, atëherë merren kontaktet e afërta’

Defektet në sisitemin shëndetës nuk luftohen me polici, tha ai.

‘Për gratë shtatzëna, nuk ka të dhëna sesa të rrezikuara janë. Duhet që të shmangen kontaktet e afërta. Maska është e domosdoshme. Defektet në sistemin shëndetësor nuk mund të luftohen nga policia. Po ashtu, edhe nuk luftohet duke përdorur respirator’

Për rikthimin e mundshëm në politikë, doktori tha se do e rikonsiderojë, por edhe në këtë rast kërkon që të kontribuojë tek mjekësia dhe projektet shëndetësore.