Aktualitet

Mos qëndro me bllokazh tek ‘Myslym Shyri’, ja çfarë paralajmëroi policia sot

Mos qëndro me bllokazh tek ‘Myslym Shyri’, ja çfarë

Vetëm brenda 12 orëve, 120 makina që parkonin me bllokazh në rrugën ‘Myslym Shyri’ janë gjobitur për ndalim të gabuar.

“Parkimi i mjeteve në korsinë e lëvizjes krijon pengesa serioze në qarkullimin e mjeteve dhe bëhet rrezik për aksidente rrugore, për shkak të manovrave që përdoruesit e rrugës kryejnë nga njëra korsi në tjetrën”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.

Mos qëndro me bllokazh tek ‘Myslym Shyri’, ja çfarë

Po ashtu në njoftim është ngritur shqetësimi për parkimet dyshe, ndërsa paralajmërohet se ‘në lidhje me parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur zbatimin e një plani veprimi, mbi monitorimin dhe kontrollin e akseve rrugore të evidentuara si me problematiket në raport me mënyrën e qëndrimit dhe pushimit të mjeteve në rrugë, me qëllim disiplinimin dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve mbi rrezikun dhe problematikën që ata shkaktojnë, me sjelljen e tyre në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor’.