Aktualitet

Mos u mashtroni nga faqet e rreme për vizat amerikane, ambasada: Na kontaktojnë persona që kanë rënë pre e tyre

Mos u mashtroni nga faqet e rreme për vizat amerikane, ambasada: Na

Kujdes nga faqet e rreme në internet ku kërkohen para në këmbim të vizave amerikane. Ambasada ka publikuar një status në Facebook ku theksohet se Departamenti i Shtetit nuk kërkon kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë për të marrë vizën amerikane. Ambasada tregon se e vetmja adresë zyrtare është: https://al.usembassy.gov/

Njoftimi i plotë:

Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë. Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t'ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!

Mos u mashtroni nga faqet e rreme për vizat amerikane, ambasada: Na

*Tiranapost.al.