Aktualitet

“Mosha nën 15-16 vjeç nuk duhet të vaksinohet kundër Covid”, doktor Arben Domi tregon arsyen

“Mosha nën 15-16 vjeç nuk duhet të vaksinohet kundër

Arben Domi, drejtori i zhvillimit të vaksinave në Kompaninë GoVax foli mbrëmjen e sotme për sigurinë që kanë treguar vaksinat kundër Covid-19.

Në një lidhje për “Opinion”, Domi tha se pavarsisht sigurisë që kanë paraqitur vaksinat, sidomos Moderna dhe Pfizer, moshat nën 15-16 vjeç nuk duhet të vaksinohen, pasi të dhënat e sigurisë nuk janë të mjaftueshme.

“Duke bërë vaksinat agresiviteti i sëmundjes do të ulet. Duke qenë se virusi do vazhdojë të qarkullojë do jetë nën presion dhe nën ndryshime gjenetike, deri tani nuk ka pasur ndryshime, por në të ardhmen nuk i dihet dhe vaksina mund të mos na bëjë më punë. Për momentin dimë që ka një farë sigurie për vaksinat Moderna dhe Pfizer, për të tjerat nuk e di. Moshat nën 15-16 vjeç nuk duhet të vaksinohen sepse të dhënat e sigurisë nuk janë të mjaftueshme. Mosha pediatrike është një moshë e brishtë dhe fillimisht vaksinat testohen tek të rriturit.

Pfizer është vaksina më e avancuar, nëse miratohet më datë 11 futet në përdorim.

Dëgjova ministren për mënyrën se si do marrë vaksinën dhe kjo ka lidhje se kur do të vijë vaksina. Ndihmat do të jenë shumë të ulëta, mund të jenë vetëm për mjekët dhe infermierët. Covaks për momentin ka bërë kontratë për 200 milionë doza, por nuk dihet se kur do të dalin. Covax për momentin me sa di unë nuk ka marrëveshje me Modernën dhe Pfizerin”, tha Domi.