Aktualitet

Moshat +60 vjeç mund të marrin dozën e tretë të vaksinës së Covid me vetëm një kusht

Moshat +60 vjeç mund të marrin dozën e tretë të

Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri një prezantim të situatës me Covid në vend. Nuk ndryshuan masat kufizuese, por sqaruan se nga 1 nëntori të gjithë personat mbi 60 vjeç mund të aplikojnë dozën e tretë, përforcuese të vaksinës. Kushti i vetëm është që të kenë kaluar 6 muaj nga doza e dytë.

Fëmijët mbi 16 vjeç mund të vaksinohen me konsentin e prindërve, gjithashtu, prej 1 nëntorit.

Dhe fëmijët 12-15 që paraqesin probleme që lidhen me uljen e imunitetit mund të marrin dozat e vaksinës ndaj Covid gjithashtu.