Aktualitet

Mosparaqitje në detyrë, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Apelit në Tiranë

Mosparaqitje në detyrë, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin ng detyra tëmagjistrates Evjeni Sinoimeri me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë pasi nuk është paraqitur në detyrë.

Në arsyetimin e kërkesës së ILD sqarohet se, nga hetimi disiplinor rezulton se Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka akorduar magjistrates, më 09.02.2018, leje për shkëputje nga puna për një periudhë 2-vjeçare, për arsye shëndetësore, por gjyqtarja nuk është paraqitur në detyrë në përfundim të lejes.

Ndërkohë, në 28 shtator të vitit të kaluar, KLGJ ka refuzuar kërkesën e saj për dhënie leje shtesë të papaguar. Pas ankesës së magjistrates në Gjykatën Administrative të Apelit, kjo e fundit vendos kthimin e çështjes për rishqyrtim në Këshill.

“Gjatë hetimit disiplinor provohet se nga ana e magjistrates nuk është arritur të justifikohet mungesa e saj në punë për shkaqet objektive të pretenduara prej saj. As Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe as Zv. Kryetari i Gjykatës së Apelit nuk kanë dhënë asnjë vendim pozitiv mbi kërkesën e magjistrates për pamundësinë e pretenduar prej saj për të justifikuar mosparaqitjen e saj në detyrë pas datës 01.04.2020, duke sjellë një mosparaqitje në detyrë pa shkaqe të justifikuara prej më tepër se 1 vit”, theksohet në njoftim.